'Elita 5' sot ka festë, frontmeni i tyre feston ditëlindjen

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 20:36
'Elita 5' sot ka festë, frontmeni i tyre feston ditëlindjen

Frontmeni i rock grupit "Elita 5", Arif Ziberi, i cili muzikës shqipe i ka falur ndër këngët më të bukura,  sot më shumë se kurrë ka arsye për të festuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot Ziberi, feston ditëlindjen, i rrethuar nga familajrë të tij, dhe shumë dashamirë e fansa të cilët e kanë uruar për këtë ditë të lumtur për të.


Kujtojmë, se nga fillimi i viteve 90' kur u formua grupi i njohur i muzikës rok "Elita 5", e gjër më sot, me këngët dhe përformancat e tyre gjithandej trojeve shqiptare, por jo vetëm, kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Disa nga këngët më të njohura të grupit janë: Al Kapone, Dua të vdes, Ç'ka m'ka syri që më loton, Ti e vravë dashurinë, Sajzeza, në bashkëpunim me Adelina Ismailin, Harroje vetminë, Faleminderit, Ani moj e majra, Më Fal, Çmendem, e shumë të tjera që mbetën hite të padiskutueshe të interpretuara mjeshtërisht nga vokalisti i grupit Arif Ziberi.

Image

 


(Kosova Sot Online)