“Mes vuajtesh e sëmundjesh, nëna ime ia doli të festojë edhe këtë Bajram”, Ramë Lahaj kthehet në vendlindje për të festuar Bajramin

  • E.K /
  • 13 May 2021 - 14:53
 “Mes vuajtesh e sëmundjesh, nëna ime ia doli të festojë edhe këtë Bajram”, Ramë Lahaj kthehet në vendlindje për të festuar Bajramin

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, është kthyer në vendlindje për të festuar dhe për të qëndruar pranë familjes në festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë  të ditur se është në Istog dhe se kjo është një traditë e tij për thuajse çdo festë.

Lahaj ka uruar Fitër Bajramin me një fotografi pranë së ëmës, e cila prej kohësh është e sëmurë.

 “Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nëna ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram”.

“E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi”, ka shkruar ai.

Rama përndryshe për shkak të angazhimeve dhe punës profesionale jeton dhe vepron në Australi.

https://www.facebook.com/rame.lahaj/posts/321933902622475

(Kosova Sot Online)