“Dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë”- U bë baba në moshën 23-vjeçare, Fero publikon foto me të bijën në krahë

  • G.G /
  • 15 May 2021 - 15:59
“Dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë”- U bë baba në moshën 23-vjeçare, Fero publikon foto me të bijën në krahë

Reperi Fero dhe Arbenita Ismajli mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Nina rreth dy javë më parë dhe 23-vjeçari nuk mund të ishte më i lumtur.

Teksa publikoi një foto me vogëlushen në krahë, ai shprehet se Nina është dhurata më e bukur që ka marrë ndonjëherë.

“Një nga dhuratat më të bukura që kam marrë është vajza ime”- shkroi reperi, krahas fotos të ëmbël ku pozoi duke e puthur në kokë.

Ndërsa është kujdesur që të mos zbulojë imazhin e të porsalindurës.

Çifti, marrëdhënia e të cilëve është shoqërua me ulje e ngritje, e mbajtën të fshehtë shtatzëninë deri ditën kur celebruan dashurinë e tyre në martesë.

Arbenita Ismajli pozoi në makinë e veshur me një fustan të kuq ngjitur mbas trupit ku vendoste në pah barkun e rrumbullakosur.

“8 muajshe”- shkroi modelja krahas fotos, duke zbuluar se do bëhej nënë për herë të parë.

Ndërkohë, ajo i ka rikthyer shumë shpejt linjat pas lindjes, pasi është shfaqur me forma perfekte trupore.

(Kosova Sot Online)