Tayna mbulohet me dhurata nga fansat dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

  • G.G /
  • 17 May 2021 - 14:01
Tayna mbulohet me dhurata nga fansat dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa. Këta të fundit ja kanë shprehur gjithmonë dashurinë në forma nga më të ndryshmet, por sot ajo është surprizuar si kurrë më parë prej tyre.

Tayna ka zbuluar se një grup vajzash, që janë fanse të saj, e kanë vizituar në shtëpi dhe e kanë mbuluar me dhurata. Reperja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se ka marrë dhurata të shumta, duke nisur nga varset, çokollatat e deri tek dedikimet e veçanta me foto të saj. Tayna është emocionuar shumë nga surpriza dhe menjëherë e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Çikat e mia ma të mirat në botë kanë ardh me më vizitu sot. Fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Tayna shoqëruar me emojin e syve të mbushur me lot dhe një zemër.

Kujtojmë se për disa ditë me radhë, Tayna ishte me pushime në Maldive me një grup shoqëror. Reperja ka publikuar në rrjete sociale foto të ndryshime gjatë kësaj periudhe, në të cilat dukej në formën më perfekte të mundshme.

Sa i përket pjesës profesionale, Tayna ka rezervuar shumë surpriza sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.

(Kosova Sot Online)