Goca na vjen keq, Capital T pranon me gojën e tij se zemrën e ka të zënë!

  • G.G /
  • 18 May 2021 - 11:20
Goca na vjen keq, Capital T pranon me gojën e tij se zemrën e ka të zënë!

Capital T është një nga reperët më të preferuar, sidomos  nga gjinia femërore. Megjithëse shumë vajza do të donin ta kishin përkrah, na vjen keq t’ju themi se reperi e ka zemrën të zënë. Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku nuk ju shpëtoi pyetjeve me spec të të vegjëlve.

Dikush prej tyre nuk ja kurseu pyetjen për nusen e ardhshme, duke qenë se prindërit i kanë vënë kusht që brenda një viti të martohet. Reperi u shpreh se ai do të marrë kohën e tij për të gjetur njeriun e jetës, por nuk nguroi të pranonte se dikush ja ka rrëmbyer zemrën.

“Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, tha reperi teksa shoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.

Gjithashtu ai tha se nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, sepse gjërat më të shtrenjta preferon t’i mbajë vetëm për vete.

Prej kohësh reperi përflitet për një histori dashurie me modelen e famshme, Adrola Dushi. Ata janë përpjekur që gjithmonë ta mohojnë lidhjen e tyre, por postimet në rrjete sociale e shumë detaje të tjera i kanë nxjerrë zbuluar.

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi publikoi disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë vunë re se ai shoqërohej edhe nga një person tjetër. Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.

Më vonë ishte Adrola Dushi ajo që publikoi foto nga një ishull dhe vendi ishte shumë i ngjashëm me atë që shihej në imazhet e publikuara nga Capital T. Më pas të dy ata publikuan foto nga New York-u, në destinacione shumë të ngjashme dhe as në këtë moment nuk munguan komentet ngacmuese nga fansat e tyre. Tashmë që reperi e pranoi se zemrën e ka të zënë, po presinm dhe një konfirmim për lidhjen e tij.

(Kosova Sot Online)