Vlerësim maksimal për nusen e shtëpisë, Sabri Fejzullahu i dedikon fjalët më të bukura Arianës

  • G.g /
  • 18 May 2021 - 11:39
Vlerësim maksimal për nusen e shtëpisë, Sabri Fejzullahu i dedikon fjalët më të bukura Arianës

Ariana Fejzullahu, që është bërë shumë e njohur në rrjete sociale për historinë e dashurisë me Ermal Fejzullahun dhe stilin e veçantë, ditën e sotme feston 34-vjetorin e lindjes. Mes mesazheve të shumta të urimit nuk munguan ato nga njerëzit e saj më të afërt. Ermali zgjodhi ta uronte partneren e jetës me pak fjalë, por që thonë shumë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Ermali përkrah një fotografie të Arianës.

Ndërsa urimi i Sabri Fejzullahut, vjehrrit të saj, i ka surprizuar të gjithë. Ai ka postuar po ashtu një foto të nuses së shtëpisë dhe i ka bërë një dedikim plot dashuri, që me siguri çdo vajzë do e kishte zili.

“Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë ti lule e jona. Edhe 100 të tjera”, ka shkruar Sabriu, duke treguar vlerësimin e madh që ka për nusen e djalit.

Mbrëmjen e djeshme me rastin e ditëlindjes së saj, Ariana organizoi një super festë me gjithë mikeshat e saj, ku nuk munguan dhe disa vajza të famshme. Në rrjete sociale s’munguan pamjet nga super festa, ku ndër të tjera ishte e pranishme partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, këngëtaret Kida e Dhurata Dora, etj. Vetë Ariana shkëlqeu nga koka tek këmbët e veshur me një bluzë gri me temina dhe xhinse, pamje që e bënte të dukej seksi dhe paksa sportive njëkohësisht.

(Kosova Sot Online)