Kim dhe Kanye përfshihen në telashe me ligjin, punonjësit e tyre hedhin akuza të forta për ta

  • G.G /
  • 18 May 2021 - 14:14
Kim dhe Kanye përfshihen në telashe me ligjin, punonjësit e tyre hedhin akuza të forta për ta

Kim Kardashian dhe Kanye West mund të përballen me ligjin, pasi ish-punonjës të tyre po mendojnë t’i hedhin në gjyq. Disa nga punonjësit e dyshes thuhet se janë të pakënaqur nga kushtet e tyre të punës dhe po kërkojnë një zgjidhje për atë që ata pretendojnë se është sjellje e paarsyeshme prej vitesh.

Ky lajm vjen vetëm, pak muaj pasi disa njerëz të korit të shërbimit të së dielës hodhën akuza për Kanye. Asokohe u pretendua se reperi kishte keqtrajtuar disa punonjës.

“Që nga momenti që disa pjesëtarë të stafit të shërbimit të së dielës e hodhën ën gjyq, punonjës të tjerë po e mendojnë si mundësi. Nëse ngrihet një proces gjyqësor, një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është se sa shumë kontroll Kim dhe Kanye kanë pasur mbi stafin”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Gjithashtu thuhet se disa nga punonjësit janë adoleshentë dhe se një pjesë prej tyre kanë punuar përtej kufirit maksimal. Nëse kjo vërtetohet atëherë Kim dhe Kanye do të akuzohen për shkelje të të drejtave të punës së fëmijëve.

Ndërkohë as Kim dhe as Kanye nuk kanë reaguar në lidhje me këtë çështje.

Këto akuza vijnë në një moment shumë të vështirë për çiftin, pasi ata nuk kanë finalizuar ende procesin e divorcit të tyre. Vetëm disa muaj më parë Kim plotësoi letrat për divorc dhe Kanye e pranoi kërkesën e saj. në letrat e divorcit është zbuluar se arsyeja e këtij vendimi të papritur kanë qenë diferencat e papajtueshme sidomos në lidhje me fëmijët e tyre.

(Kosova Sot Online)