Albumi i saj u rendit në vendin e 140 në Billboard, mërzitet Bebe Rexha

  • G.G /
  • 18 May 2021 - 14:22
Albumi i saj u rendit në vendin e 140 në Billboard, mërzitet Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është shprehur e dëshpëruar me renditjen e albumit të saj në vendin e 140 nga 200 sa ishin renditur në Billboard.

Ajo ka thënë se përkundër që është mërzitur, nuk do të dorëzohet.

Më tej, Bebe ka shtuar se karriera e saj është ndërtuar edhe në dështime porse ajo nuk do të ndalet.

“Unë kurrë nuk jam ndalur dhe nuk do ta bëj kurrë. Unë ende besoj në këtë album. Dhe unë akoma do të shtyj. Pavarësisht të gjithave”, ka shkruar ajo në Twitter.

(Kosova Sot Online)