Modelja e njohur Naomi Campbell bëhet nënë

  • A.P /
  • 18 May 2021 - 15:45
Modelja e njohur Naomi Campbell bëhet nënë

Modelja dhe aktorja e njohur britanike, Naomi Campbell ka befasuar të gjithë me postimin e fundit.

Ajo ka bërë të ditur se është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës nuk preferoi t’ia zbulonte portretin.

Modelja postoi fotografinë e parë të vogëlushes, të cilës ia tregoi vetëm këmbët.

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj. Kështu që jam e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkruan ajo.

Image


(Kosova Sot Online)