Rihanna vë në pah muskujt e tonifikuar të barkut teksa fotografohet duke darkuar me…

  • G.G /
  • 19 May 2021 - 10:30
Rihanna vë në pah muskujt e tonifikuar të barkut teksa fotografohet duke darkuar me…

Rihanna tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un që kishte zgjedhur mbrëmjen e djeshme për të darkuar me miqtë në Nobu, Kaliforni.

33-vjeçarja theksoi muskujt e tonifikuar të barkut e veshur me një mini fund të bardhë, dhe me të brendshme në pjesën e sipërme, të cilat ishin po ashtu në ngjyrë të bardhë, shkruan “Daily Mail”.

Ajo mbante veshur edhe një xhaketë sportive të hedhur krahëve. Pak kohë më parë artistja i shkurtoi sërish flokët, duke e kthyer modelin e saj në një nga trendet e kësaj vere.

E dashura e A$Ap Rocky, ka dhënë disa gjurmë se mund të jetë duke u marrë me një projekt të ri muzikor, që do ta kthente atë sërish pas pesë vitesh mungesë.

Një raport tha se këngëtarja tashmë është në përfundim të xhirimeve dhe se kënga mund të dalë në muajin korrik.

(Kosova Sot Online)