Cowell kritikohet ashpër pasi nuk e mori në menaxhim Dua Lipën

  • A.P /
  • 19 May 2021 - 20:28
Cowell kritikohet ashpër pasi nuk e mori në menaxhim Dua Lipën

Prezantuesi televiziv i ka dhënë një vërejtje CE0-së së X Factor.

Greg James ka akuzuar Simon Cowell për humbjen e mundësisë së të pasurit nën menaxhim Dua Lipën në kompaninë e tij Syco Entertainment vite më parë.

DJ i njohur zbuloi në edicionin e së martës në Radio 1 Morning Show se këngëtarja 25 vjeçare, ishte shfaqur në një reklamë për spektaklin X Factor në vitin 2013, ku ajo këndoi shkurt këngën Lost In Music për të promovuar audicionet e këtij spektakli.

Duke diskutuar videon e rishfaqur, Greg tha:”Unë e di që Simon Cowell nuk ka nevojë për para – por ajo ishte mu nën hundën e tij dhe ai nuk e mori nën menaxhim”.

Dua në reklamën për X Factor shfaqej duke kënduar në kopshtin e saj ndërsa rrinte në lavanderi përpara se të dilte në audicionet e X Factor. Simon nuk ishte pjesë e panelit gjykues të shfaqjes në vitin 2013, kur edhe u xhirua reklama.

Image

(Kosova Sot Online)