Nuk ka të ndalur! Don Xhoni premton hite dhe sapo zbuloi titullin e “bombës” së re!

  • G.G /
  • 20 May 2021 - 10:36
Nuk ka të ndalur! Don Xhoni premton hite dhe sapo zbuloi titullin e “bombës” së re!

Don Xhoni publikoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Unë foli i fundit”. Teksti është mjaft goditës dhe brenda një kohe të shkurtër ka bërë xhiron e rrjetit.

Mesa duket Don Xhoni nuk e ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi  na tregoi se ka një surprizë për fansat e tij. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në InstaStory së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, ai ka zbuluar titullin e projektiti të ri që do të publikojë.

“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, shkroi Don Xhoni krahas fotos.

Kujtojmë se kënga e re e reperit u cilësua si një diss për Noizy-n dhe Varrosin si më të vjetrit në këtë ‘sport’ për shkak të epitetit ‘plak’. Menjëherë pas publikimit të këtij projekti muzikor nuk mungoi as reagimi i Noizy-t, i cili e ka marrë si diss drejtuar atij dhe reagoi duke qeshur në InstaStory.

Më pas Don Xhoni bëri disa deklarata mjaft thumbuese.

“Po ju djeg aa? Po ju djeg vallah. Ju duhet me dhënë dashuri kur po hyjne reperat e rinj, e jo me dhënë urrejtje e me u përpjek me i ulë e me i nënëçmu se ju marrin fytyrën, rasti konkret. Jo me ju bërë diss por vec hajgare duke bërë, po jua marr fytyrën. Ju dua shumë, ju e dini që ju dua”, u shrpeh reperi duke shpërthyer më tej në ofendime dhe fyerje të rënda.

(Kosova Sot Online)