Nuk e kemi ditur më parë, Samanta Karavella tregon historinë e veçantë pas emrit të saj

  • G.G /
  • 20 May 2021 - 10:41
Nuk e kemi ditur më parë, Samanta Karavella tregon historinë e veçantë pas emrit të saj

Pas një  mungese të gjatë, Samanta Karavella u rikthye sërish në muzikë me një këngë të re. Projekti i ri mban titullin “Emnin tem” dhe nisur nga kjo këngëtarja ka rrëfyer kuptimin që fshihet pas emrit të saj.

E ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french”, këngëtarja zbuloi se për një muaj pas lindjes ka qenë pa emër. Samanta tregoi se prindërit e saj e kishin shumë të vështirë të zgjidhnin një emër për të, derisa vendosën ta quanin si këngëtarja Samantha Fox. Ajo zbuloi se emrin ia ka vendosur babai, duke qenë se ishin duke dëgjuar albumin e Fox, me dëshirën që edhe e bija të bëhej një këngëtare e suksesshme. Dhe në fakt dëshira e tyre u realizua, sepse Samanta sot është një nga artistet e preferuara të publikut shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?v=I2p58KGVnEc&feature=emb_title

Këngëtarja nuk e mohoi faktin se në të ardhmen do të donte që emrin e saj ta shihte të shkruar në titrat e ndonjë filmi si aktore. Ajo foli edhe për këngët e reja që do publikojë në vazhdim duke cekur në veçanti bashkëpunimet. Duke u ndalur te projektet me kolegë të ndryshëm, Samanta tha se sa herë ajo bashkëpunon me një këngëtar mashkull mediat e interpretojnë si një lidhje dashurie. Por ajo u shpreh se të gjitha këto kanë qenë vetëm aludime e nuk ka pasur asnjë të vërtetë, duke qenë se ajo është shumë e rezervuar rreth jetës private.

(Kosova Sot Online)