Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj kualifikohen në finalen e Eurovisionit

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 23:09
Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj kualifikohen në finalen e Eurovisionit

Në Rotterdam të Holandës u zhvillua nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021, ku Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj, u kualifikuan në finalen e Eurovisionit.

Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 17 artistë nga 17 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Karma” dhe Gjon Muharremajn i njohur si Gjon’s Tears, që përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout L’Univers”, shkruan "Kosova Sot Online".

Të dy artistët dhuruan nga një performancë të shkëlqyer gjatë interpretimit live, gjersa në përfundim të krejt performancave është hapur votimi i cili zgjat 15 minuta.

Shqipëria mbane kodin 11 ndërsa Zvicra kodin 16, dhe mund të votohet nga banorët e secilit prej shteteve pjesëmarrëse në natën e sotme gjysmëfinale.

Image

(Kosova Sot Online)