Lady Gaga rrëfen se një producent e përdhunoi dhe e la shtatzanë kur ishte 19 vjeç

  • G.G /
  • 21 May 2021 - 15:31
Lady Gaga rrëfen se një producent e përdhunoi dhe e la shtatzanë kur ishte 19 vjeç

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga rrëfeu se ajo u përdhunua dhe mbeti shtatzanë nga një producent 20 vite më i madh kur ishte vetëm 19 vjeç.

35-vjeçarja foli për ngjarjen traumatike pa përmendur emrin e producentit, për të cilin tha se e tmerron ende sot e kësaj dite.

“Isha 19-vjeç dhe po punoja, dhe një producent më tha: “Hiqi rrobat”. Dhe unë thashë “jo”. U  largova, dhe ata më thanë se do të digjnin të gjithë karrierën time. Dhe ata nuk u ndalën. Unë thjesht ngriva dhe … as që më kujtohet”, deklaroi Gaga.

Gaga tha se kjo ngjarje e la me pasoja psikologjike shumë të mëdha derisa një psikiatër e dignostikoi me Çrregullimit të Stresit Post Traumatik.

“Kam pasur një pushim total psikotik dhe për disa vjet nuk isha e njëjta vajzë”, tha Gaga.

Gaga këmbënguli se nuk po kërkon keqardhje dhe thjesht dëshiron të tregojë historinë e saj për të ndihmuar të tjerët.

“Ndiej shumë turp për këtë. Si mund t’ua shpjegoj njerëzve që kam privilegj, kam para, kam pushtet dhe jam e mjerë? Si e bën këtë? Unë nuk jam këtu për të të treguar historinë time sepse dua që dikush të qajë për mua. Jam mirë. Por hap zemrën për dikë tjetër.”

(Kosova Sot Online)