Zbulohet kur do të performojë Anxhela Peristeri në finalen e ‘Eurovision’

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 16:05
Zbulohet kur do të performojë Anxhela Peristeri në finalen e ‘Eurovision’

Mbrëmë ka qenë nata e dytë e gjysmë finales së festivalit evropian “Eurovision 2021”, ku shqiptarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” kaloi në finale të këtij festivali.

Ditën e sotme, Anxhela ka njoftuar se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.

Nata finale do të hapet nga Qiproja me këngëtaren, Elena Tsagrinou, dhe më pas menjëherë do të jetë Anxhela me këngën ‘Karma’.

Finalja e madhe do të mbahet në Rotterdam më 22 Maj, pra të shtunën.

Image

(Kosova Sot Online)