Gjon Muharremaj nga Kosova përfaqëson Zvicrën në Eurovision 2021

  • 21 May 2021 - 21:37
Gjon Muharremaj nga Kosova përfaqëson Zvicrën në Eurovision 2021

Këngëtari Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears’, përfaqëson Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’Univers”.

Rezultati ishte fantastik për të dy shqiptarët, pasi të dy arritën t’i kualifikojnë shtetet përfaqësuese: Shqipërinë dhe Zvicrën, për në finalen e madhe të 22 majit.

Gjon Muharremaj 22 vjeç, këndon prej vitesh.

Në moshën 12-vjeçare, ai konkurroi në serinë e parë të Albania’s Got Talent në 2011, duke zënë vendin e tretë.

Në vitin 2019, ai u shfaq në ‘France The Voice’: la plus belle voix dhe kaloi në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online)