Don Xhoni dhe modelja ruse kanë nisur një lidhje dashurie?

  • G.G /
  • 24 May 2021 - 13:46
Don Xhoni dhe modelja ruse kanë nisur një lidhje dashurie?

Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Së fundmi ajo u fiksua dhe më shumë dhe nisi të shkëmbente mesazhe private me reperin. Ariana ia dërgoi një video-mesazh Don Xhonit, me të cilin në gjuhën ruse ia shpreh dashurinë reperit shqiptar.

Këtë gjë e publikoi vetë ai në InstaStory, krahas së cilës shkruante “çfarë është kjo”, ndërsa modelja ia sqaroi se do të thotë “Të dua Xhonatan Isufi im”.

Madje, po dyshojmë se dyshja mund të ketë nisur një romancë, pasi ata bisedojnë thuajse çdo moment me njëri-tjetrin dhe Ariana e thërret reperin “burri im”.

Mbrëmë, ajo ka pritur që Don Xhoni t’i telefonojë, siç ka treguar në videon e publikuar në InstaStory, ndërkohë që puthte foton që reperi i kishte dërguar në privat.

Megjithëse reperi tregohet më i rezervuar lidhur me marrëdhënien e tij me modelen ruse, kjo e fundit është ajo që na tregon më shumë “sekrete” të tyret në rrjete sociale.

Më herët dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe ajo ka bëri një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Këtë imazh e ndau edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehet shumë i lumtur për këtë dhuratë speciale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.

(Kosova Sot Online)