Bebe Rexha vjen atraktive në imazhet e realizuara për revistën “Euphoria”

  • G.G /
  • 26 May 2021 - 11:01
Bebe Rexha vjen atraktive në imazhet e realizuara për revistën “Euphoria”

Bebe shfaqet joshëse në numrin e ri të “Euphoria”.

Bebe Rexha para pak ditësh kishte treguar se pozoi për numrin e ri të revistës “Euphoria”.

Së fundi, me anë të një postimi në Instagram, artistja shkëputi disa fotografi të realizuara gjatë atij fotosesioni.

Ajo erdhi e veshur me kostume të ndryshme, duke përfshirë stile nga sportive deri tek ato më elegante.

Në intervistën që dha për “Euphoria”, Bebe kishte thënë se të shkruarit e albumit “Better Mistakes” ishte i mbushur përplot me emocione.

Në këtë intervistë ajo flet për shëndetin mendor, jetën private, industrinë e muzikës e shumëçka tjetër.

Para pak ditësh, Bebe Rexha mbajti koncert virtual, në të cilin promovoi këngët e albumit të saj të ri.

(Kosova Sot Online)