Këngëtarët i gëzohen lejimit të dasmave, nisin rezervimet edhe për mbrëmje muzikore

  • G.G /
  • 26 May 2021 - 15:27
Këngëtarët i gëzohen lejimit të dasmave, nisin rezervimet edhe për mbrëmje muzikore

Më në fund u mor vendimi për lejimin e dasmave.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për lejemin e organizimit të dasmave

Kjo vjen pasi rastet aktive me COVID-19 ditët e fundit kanë rënë dukshëm dhe situata me pandeminë po shkon duke u përmirësimit.

Këngëtarët kanë pritur me padurim lejimin e dasmave, ngase ka mbi një vit që është ndaluar organizimi i tyre.

Përmes rrjeteve sociale, ata janë shprehur të lumtur për lejmin e organizimit të dasmave, megjithëse ende nuk dihet se çfarë rregullash do të ndiqen pas hapjes.

Organizimi i dasmave pritet të lejohet nga data 15 qershor, ndërsa kufizimi i lëvizjes do të hiqet.

Albatrit Muçiqi, Asim Gashi e Shpat Kasapi, janë vetëm disa prej artistëve që përmes rrjeteve sociale iu gëzuan lajmit për dasmat.

E disa prej tyre, siç është Ermal Fejzullahu e Alban Mehmeti, kanë publikuar disa data për mbrëmje muzikore.

(Kosova Sot Online)