'Fjalët e qiririt' vjen me Interpretim të shkëlqyer nga Shkodran Tolaj

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 15:40
'Fjalët e qiririt' vjen me Interpretim të shkëlqyer nga Shkodran Tolaj

Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj, dëshmoi se është një nga vokalet më të fuqishme shqiptare dhe artist  i rrallë që na bëri krenarë sonte në spektaklin “Këngë moj”, transmeton "Kosova Sot Online".

Në natën epike të spektaklit “ Këngë Moj” në mesin e shumë artistëve mbarëshqiptar drejtori i ansamblit, një nga vokalet më të fuqishme shqiptare Shkodran Tolaj solli në version krejtësisht tjetër dy këngë antologjike epike “Fjalët e qiririt” dhe këngën për Sefë Kosharen! Interpretimi dhe paraqitja skenike e të dy këngëve me karaktere krejtësisht të ndryshme na rrënqethi dhe emocionoi duke na bërë pamasë krenarë! 

Ne mund vetëm ta urojmë dhe të jemi të lumtur që një artist i rrallë është edhe i pari i institucionit më të rëndësishëm kombëtar- Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV!

(Kosova Sot Online)