Ardian Bujupi zbulon detajet nga albumi i ri

  • G.G /
  • 26 May 2021 - 16:16
Ardian Bujupi zbulon detajet nga albumi i ri

Para disa ditësh, Ardian Bujupi zbuloi surprizën e tij të madhe, të cilën po e prisnim prej muajsh. Këngëtari zbuloi se për 10-vjetorin e karrierës do të publikojë projektin më të rëndësishëm. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10” dhe do të lançohet i plotë këtë muaj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, shkroi Bujupi.

Ndërkohë së fundmi këngëtari ka zbuluar titujt e 10 këngëve të albumit të ri. Ai ka publikuar një postim në Instagram, duke shfaqur mbi një ndërtesë titujt e këngëve.

“Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo, “Versace”, “Peligrosa”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Paname”, “Baila Morena”, “Ka je Bonita” dhe “10/10″ me Davide, titullohen këngët e albumit të ri të artistit.

Këtë vit, Ardian Bujupi ka qenë një nga artistët më aktivë në muzikë. Ai ka publikuar disa këngë që nga nisja e 2021-shit dhe më e fundit është “Baila Morena”, të cilën e lançoi në 16 prill.

(Kosova Sot Online)