Ndarja shuan zjarret e vegjël dhe ndez të mëdhenjtë, Mozzik dhe Loredana më “in love” se kurrë

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 10:02
Ndarja shuan zjarret e vegjël dhe ndez të mëdhenjtë, Mozzik dhe Loredana më “in love” se kurrë

Bashkimi i çiftit ishte i bujshëm edhe pati reagime nga më të ndryshmet. Mozzik me Loredanën duket se janë rikthyer më të fortë se kurrë jo vetëm në bashkëpunimin muzikor që do të sjellin, por edhe në jeten private.

Po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, pothuajse ndajnë të njëjtën rutinë. Por ishin vetë ata që me disa postime në rrjete sociale na treguan se janë zgjuar flirtimet si në një fillim të ëmbël sa për pak e harruam që janë prindër.

Si një çift adoleshentësh që po përkedhelen e llastohen në prani te njëri-tjetrit duken kaq bukur, ndaj ne mund të themi vetëm “marshallah” ashtu siç kishte shkruar Loredana mbi foton e tyre.

(Kosova Sot Online)