Pas “Aventuna”, Ronela Hajati paralajmëron “bombën” e radhës dhe na zbuloi disa detaje!

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 12:03
Pas “Aventuna”, Ronela Hajati paralajmëron “bombën” e radhës dhe na zbuloi disa detaje!

Ditë më parë, Ronela Hajati publikoi këngën më të re “Aventua”, të cilën kishim kohë që e prisnim. Ronela kishte gati 1 vit që e kishte paralajmëruar publikimin e saj, por kënga u shty për më vonë për shkak të pandemisë. Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, të cilët shprehen të bindur se “Aventura” do i shoqërojë kudo gjatë kësaj vere.

Teksa po shijon suksesin e projektit të ri, ajo ka nisur xhirimet e videoklipit të radhës që do të publikohet në qershor. Ronela shton se kënga titullohet “Alo Alo” dhe se do të jetë një bashkëpunim, përkundër se nuk ka zbuluar emrin akoma.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’”. “’Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, vazhdon Hajati duke zbuluar si duket në videoklip.


Ndërkohë pak ditë më parë, Ronela ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër të këngës dhe përmes këtij postimi nuk i ka kursyer disa thumba për kolegët e saj. “Aventura” nuk ka arritur ende 1 milionë klikime në Youtube dhe këngëtarja shprehet se ajo nuk është si të tjerët që i blejnë klikimet. Ronela thotë se për të është e rëndsishme që sa herë ngjitet në skenë njerëzit i dinë përmendësh këngët e saj.

“Kam marr kaq shume video e per kete kenge si asnjehere! Dhe pafund komente si nuk ke miliona klikime per nje dite …? Une nuk kam pasur kurre shifra te tilla per pak dite! Sepse nuk i ble dhe cdo artist ben suport te cmendur ne YT this is a fact! Madje dhe kur kam dashur ti ble sme behet  E di ca ka rendesi? Qe kur dal ne skene njerzit i bertasin refrenet e mia me gjith shpirt!!! “AVENTURA ” is the masterpiece of having fun! RONELA JU DO! ”, shkruan Ronela në një postim.

(Kosova Sot Online)