Pas 17 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë zyrtarisht bashkë!

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 10:21
Pas 17 vitesh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë zyrtarisht bashkë!

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë zyrtarisht bashkë dhe kjo gjë tashmë është e verifikuar, raporton “Us Weekly”.

“Në këtë rikthim ata duken të dy shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe janë të emocionuar për të ardhmen e marrëdhënies së tyre,”- i tha një burim medias.

Dashuria e tyre në fillim të viteve 2000, ishte lajmi kryesor i revistave rozë botërore.

Në 2001 Ben i propozoi për martesë me një unazë të “Harry Winston”, 1.2 milion dollarë. Më pas në 2004, shumë pranë dasmës së tyre, të dy u ndanë duke thyer zemrat e miliona fansave.

Para pak ditësh, Ben është fotografuar duke mbajtur në dorë një orë argjendi, të cilën Jennifer Lopez ja ka dhuruar në vitin 2002.

Pas 17 vitesh nga historia e tyre e dashurisë, Bennifer 2.0 (emri i pagëzuar nga shtypi ndërkombëtar Ben + Jennifer), janë fotografuar disa javë më parë, në një takim romantik në Montana.

Që nga ajo ditë janë parë së bashku, në Miami, ku Jennifer banon. Të dy gjithashtu stërviten në të njëjtën palestër, në të njëjtin vend ku Lopez bënte gjimnastikë me Alex Rodriguez.

Çifti u pa për herë të parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në muajin prill të këtij viti, menjëherë pasi këngëtarja deklaroi se është ndarë nga Alex.

(Kosova Sot Online)