Irina Shayk fotografohet për herë të parë në publik pas thashethemeve se është në një lidhje me Kanye West

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 10:29
Irina Shayk fotografohet për herë të parë në publik pas thashethemeve se është në një lidhje me Kanye West

Kohët e fundit, supermodelja Irina Shayk, po përflitet se është në një lidhje romantike me Kanye West, ish-bashkëshortin e Kim Kardashian.

Ditën e djeshme ajo është fotografuar për herë të parë pas këtyre lajmeve në Neë York, raporton “Daily Mail”.

Supermodelja kishte veshur një trupore të bardhë, këmishë me mëngë të shkurtra, si dhe një palë pantallona të gjera, fundin e të cilave e kishte futur tek çizmet të stilit ushtarak.

Ajo mbante një palë syze dielli dhe maskë për shkak të masave kundër koronavirusit.

Irina dhe Kanye u shfaqën për herë të parë bashkë në vitin 2010, kur modelja mori pjesë në videoklipin e këngës së tij “Power”.

Gjithashtu, ajo u shfaq në pasarelën e “Kanye’s Fall/Winter” në Javën e Modës në Paris, në vitin 2012.

Muajin e kaluar, Irina Shayk u shfaq në publik e veshur me një bluzë të dizejnuar nga Kanye West në bashkëpunim me “Balenciaga”.

Irina u nda me Cooper në vitin 2019, pas katër vitesh bashkë. Ata kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lea.

Përpara Bradley-t, Shayk ishte në një lidhje me futbollistin e njohur, Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, Kanye u martua me Kim në 2014-ën dhe ish-çifti u ndanë zyrtarisht në muajin shkurt të këtij viti. Ata kanë katër fëmijë: North, 7 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç, Psalm 2 vjeç.

(Kosova Sot Online)