Suprizon Princ Philip, përfshin në testamentin e tij tre persona që nuk janë gjak blu

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 12:01
Suprizon Princ Philip, përfshin në testamentin e tij tre persona që nuk janë gjak blu

Pasuria e lënë pas nga Princi Philip vlerësohet në 42 milion dollarë dhe sipas burimeve, nuk do të shpërndahet vetëm për anëtarët e familjes mbretërore.

Duka i Edinburgut i cili ndërroi jetë në prill në moshën 99 vjeç ka përfshirë tre trashëgimtarë të tij të ngushtë në testamentin e tij midis trashëgimtarëve të familjes.

Sipas një burimi nga familja mbretëror, pjesa më e madhe e pasurisë së tij do ti kalojë Mbretëreshës Elizabeth. 

Sidoqoftë, Princi Philip mendoi se duhej të kujdesej për njerëzit përreth tij që e ndihmuan.

 "Ndryshe nga mbretërit e tjerë, Princi Philip do të jetë bujar me tre burrat që u kujdesën për të ," tha burimi, duke shtuar se akti nuk ishte aq konvencional.

Njerëzit e zgjedhur nga Duka i Edinburgut përfshijnë sekretarin e tij, Archie Miller, ndihmësin e tij, William Henderson dhe Stephen Nidoyandlo.

Përveç kësaj, ndërsa të gjithë besuan se Princi Harry  nuk do të ketë asnjë pjesë të pasurisë së gjyshit të tij, pasi u largua nga familja mbretërore, ai tregoi se nuk i mban inat dhe përfshiu dhe nipin në testamentin e tij.

''Filipi nuk ishte lloji i karakterit që do të ndëshkonte një nip për sjellje të keqe. Ai ishte një njeri shumë i drejtë dhe i mirë. Kurrë nuk mbajti inat", tha i njëjti burim. 

Duka i Edinburgut përfshiu në testamentin e tij lirinë për të "marrë gjithçka që ata duan" nga koleksioni i tij i librave, Princ Charles, Princeshë Anne, Princin Edward dhe Princ Andrew,

Sigurisht, nuk u dhanë detaje të tjera, pasi ato janë konfidenciale dhe një zëdhënës i Buckingham , të cilit iu kërkua të konfirmonte përmbajtjen e testamentit, e mohoi kategorikisht, duke thënë:

 "Kjo është një çështje personale për familjen dhe gjëra të tilla janë private ".

(Kosova Sot Online)