Pas ndarjes, Oriola s’e kurseu hiç një thumb të hidhur për Eros Grezdën!

  • G.G /
  • 29 May 2021 - 09:39
Pas ndarjes, Oriola s’e kurseu hiç një thumb të hidhur për Eros Grezdën!

Pak ditë më parë, fansat e Oriola Marashit dhe Erios Grezdës vunë re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram me njëri-tjetrin. Ky fakt i shqetësoi të gjithë, duke qenë se ata jetojnë prej pak vitesh një histori dashurie, e cila u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Kështu lindën dyshimet se mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie dhe këto aludime në fakt rezultojnë të vërteta.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve,  arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Gjërat mes çiftit kanë marrë fund në sytë e publikut, por duket se jo privatisht. Postimi i fundit i Oriolës në InstaStory ka lënë të kuptohet se Eros është rikthyer tek ajo, por Oriola s’ia ka dhënë një mundësi tjetër.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe.”- shkruhet në postim.

Epo, goxha thumb ishte ky!

(Kosova Sot Online)