“Sa shpejt shkuan vitet”, Vesa Luma i bën dedikimin më të bukur të birit

  • G.G /
  • 29 May 2021 - 13:32
“Sa shpejt shkuan vitet”, Vesa Luma i bën dedikimin më të bukur të birit

Sot në familjen e artistëve shqiptarë, Vesa Luma dhe Big Basta, është një ditë mjaft e veçantë pasi i biri i tyre feston ditëlindjen.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto të Lianit me tullumbace në duar, krahas së cilës i ka dedikuar mjaft fjalë emocionuese.

“Happy Bday my  Gezuar jeta ime @lianxhari ! Sa shpejt shkuan 5 vjet ..ti vazhdon na ben krenar cdo sekond te jetes me karakterin tend luftarak,kujdesin e respektin ndaj nesh dhe shokeve tu ,e me shakat e tua ,e talentin qe ke ..qe na ben cdo sekond te jetes te lumtur e te bekuar qe te kemi! Te uroj ma te mirat e kesaj bote! Te me jetosh gjate sa malet me shendet lumturi e fat ne jete! Te duam me se shumti ne bote!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Kujtojmë se prej disa vitesh këngëtarja jeton larg Shqipërisë, në Australinë e largët, së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian, por pavarësisht kësasj ato janë mjaft aktivë dhe ndajnë shpesheherë me fansat momente nga përditshmëria.

Artistët  u martuan 6 vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sarandë në kalanë e Lëkurësit. Dasma e tyre ishte sa tradicionale, aq edhe moderne dhe u cilësua si një nga më të bukurat të atij viti.

(Kosova Sot Online)