Ariana Grande thyen rekordin: Fotot e martesës së saj marrin mbi 25 milionë pëlqime në Instagram

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 14:27
Ariana Grande thyen rekordin: Fotot e martesës së saj marrin mbi 25 milionë pëlqime në Instagram

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez, kanë thyer rekord befasues gjatë ditës së sotme.

Sipas Daily Mail, fotografitë e dyshes që u realizuan në shtëpinë e tyre në Kaliforni, tashmë janë bërë shumë të popullarizuara.

Deri më tani, imazhet që fillimisht u publikuan në Vogue kanë marrë 25 milionë pëlqime në rrjetin social Instagram.

Grande u martua në privatësi të plotë, teksa fotografitë u publikuan pasi kishte përfunduar ceremonia.

Në vendin e dytë është postimi për vdekjen e XXXTentacion, duke marrë 24.6 milionë pëlqime. Ndërsa në vendin e tretë është këngëtarja Bill Eilish, e cila mori 23 milionë pëlqime me foton ku shfaqej me flokët bionde.

(Kosova Sot Online)