Po bën pauzë në aktrim por ‘Sulltanesha Hyrrem’ po ja sheh 'hajrin' Instagramit, ja sa fiton

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 12:51
Po bën pauzë në aktrim por ‘Sulltanesha Hyrrem’ po ja sheh 'hajrin' Instagramit, ja sa fiton

Meryem Uzerli është një ndër aktoret turke më të dashura nga publiku shqiptar.

Ajo u bë e njohur përmes serialit  ‘Sulejmani i Madhërishëm’, ku luante rolin e Hyremit. 

Uzerli është larguar nga Turqia muaj më parë dhe siç duket lokali që ajo hapi në Gjermani nuk shkoi sipas parashikimeve të saj për shkak të pandemise dhe filloi të përqëndrohej në mediat sociale për të fituar para.

Aktorja e cila është e lumtur pas lindjes së fëmisë së saj të dytë ka filluar të bëhet pjesë e reklamave të cilat i publikon në llogari e saj në Instagram ku ndiqet nga 6.7 milion njerëz.

Sipas mediave turke ajo fiton 25 mije euro për çdo reklam që hedh në llogarinë e saj.  

Epo siç dhe duket fuqia e rrjeteve sociale po ndihet dhe për aktoren turke.

(Kosova Sot Online)