Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me artistin francez, mbi 5 milionë shikime për 72 orë

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 14:14
Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me artistin francez, mbi 5 milionë shikime për 72 orë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dhurata Dora, ka lansuar projektin e saj të fundit muzikor me titull “Only You”, në të cilin ajo ishte mysafire e artistit francez, Gimz.

Kënga “Only you” e publikuar në kanalin zyrtar të Gims në YouTube ka arritur që për tre ditë të klikohet mbi 5 milionë herë, duke shënuar kështu një sukses absolut dhe padyshim duke e fituar epitetin e “hitit” të këtij viti.

Dhurata bashkë me Gims janë paraqitur tejet atraktiv në skenat e video klipit të këngës të cilat janë gjiruar në Maldive ku janë shfaqur me pamje të kuruara deri në detaje duke na sjellë ritme verore dhe plot energji.

Ndryshe, Dhurata Dora është ndër artistet e rralla projektet e së cilës pothuajse gjithmonë mirëpriten nga publiku dhe që gjithmonë këndon edhe në gjuhën shqipe edhe kur përfshihet në projekte me artistë të huaj.

Ajo është poashtu e njohur edhe për bashkëpunime super të suksesshme si më këngëtarë shqiptar, ashtu edhe të huaj.

https://www.youtube.com/watch?v=xv792jyJNoo&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)