
Lexoni edhe:
Adelina Thaçi sot feston ditëlindjen
Këngëtarja e muzikës pop, Demi Lovato ka folur për rrugëtimin e saj në kalimin e gjinisë asnjanëse, për të cilën ka thënë se u pengua nga patriarkia për të arritur në këtë gjendje.
Mes tjerash, Lovato tregoi se tani të tjerët po përdornin përemrat ai/ajo për ta emëruar atë.
Adelina Thaçi sot feston ditëlindjenLexoni edhe:
Në fillim të këtij muaji, këngëtarja postoi një video në Instagram, në të cilën njoftoi identitetin e saj të ri gjinor.
Në një intervistë me Jane Fonda si pjesë e serisë “Greenpeace’s Fire Drill Fridays”, Lovato foli për rrugëtimin e saj në këtë sferë dhe vendosmërinë për t’i mbajtur njerëzit “në një kuti” e për të mospërfillur për të.
“Po të kisha dëgjuar patriarkatin, jeta ime nuk do të kishte ndryshuar kurrë. Gjinia ime, përemrat e mi nuk do të kishin ndryshuar kurrë”, u shpreh Lovato.
“Vite të tëra e kam jetuar jetën time për njerëzit e tjerë, duke u përpjekur ta ul veten për patriarkatin, që drejton industrinë dhe është në qendër të gjithçkaje”.
“Kur e kuptova, mendova, “Me çfarë mënyrash më ka ndalur patriarkati, dhe për mua, ishte sikur të më fusnin në një kuti duke më thënë, ti je femër, kjo është ajo që duhet të të pëlqejë, kjo është ajo që duhet të bësh, mos ëndërro më shumë dhe mos fol”.
Fillimisht duke njoftuar identitetin e saj, Lovato tha se ajo e ndiente që përemrat vetanakë “përfaqësojnë më së miri rrjedhshmërinë që unë ndiej në shprehjen time gjinore dhe më lejon të ndihem më autentike, dhe më e vërtetë ndaj personit që e di se jam dhe akoma po zbuloj”.
Lovato u ka bërë thirrje fansave që të vazhdojnë të jetojnë ashtu siç janë, dhe se i përkrah ata që ende po përpiqen të pajtohen me identitetin e tyre.
“Nëse e keni të vështirë të gjeni veten te të tjerët, thellohuni te vetja, gjejeni brenda vetes, sepse kjo është ajo që do të na bashkojë”, është shprehur Demi Lovato për fansat e saj.
(Kosova Sot Online)