Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve, Brad Pitt flirton me këngëtaren e njohur

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 21:38
Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve, Brad Pitt flirton me këngëtaren e njohur

Pasi ka fituar betejën ligjore me Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve, thuhet se Brad Pitt ka një flirt me këngëtaren 36-vjeçare, Andra Day, me të cilën janë njohur gajtë “Oscar 2021”. Kjo nuk është hera e parë që aktori përfiton mbrapa kuintave për të flirtuar.

Një burim ka zbuluar për tabloidin anglez ‘Mirror’ që Brad iu afrua Andras pasi e kishte studiuar gjatë atë.

 ’’Kanë flirtuar në backstage e besojmë që kanë shkëmbyer edhe numrat e celularit. Mund të jetë edhe për punë, por një nga miqtë e Brad ka folur për faktin që të dy mund të jenë një çift i bukur’’.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjozen “DailyMail”.

Image

(Kosova Sot Online)