Princi William i frikësuar nga intervistat e shpeshta të Harry-t! Ja arsyeja

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 10:43
Princi William i frikësuar nga intervistat e shpeshta të Harry-t! Ja arsyeja

Princi William ka frikë se daljet e shpeshta publike dhe rrëfimet e vëllait të tij të vogël do të përfundojnë duke u bërë edhe më shumë problematike seç kanë qenë deri tani.

“Vëllai i madh është në ankth se Princi Harry do të shkojë shumë larg me bombat e tij të së vërtetës”,- tha një burim për “Daily Mail”.

Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, kanë tronditur familjen mbretërore që nga intervista e tyre në mars me Oprah Winfrey, gjatë së cilës ata akuzuan “Firmën” për racizëm dhe pretenduan se nuk morën mbështetje ndërsa Markle përpiqej të përshtatej me jetën në monarki.

Harry foli sërish për Oprah-n pak ditë më parë, kur ngriti edhe më shumë pretendime në lidhje me babanë e tij, Princin Charles, duke thënë se ai e bëri atë të vuante kur ishte fëmijë.

“Babai im më thoshte kur isha i vogël… ‘Epo, ishte kështu për mua, kështu që edhe për ty do të jetë kështu,”- tha princi për Oprah Winfrey-n.

William nuk është thjesht i zhgënjyer, por është edhe shumë i shqetësuar për deklaratat e ardhshme publike të Harry-t, tha burimi për “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)