Kidda dhe Capital T zbulojnë detaje rreth duetit të ri muzikor

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 11:04
Kidda dhe Capital T zbulojnë detaje rreth duetit të ri muzikor

Kidda dhe Kapo së shpejti po lansojnë bashkëpunimin muzikor.

Capital T dhe Kidda për momentin janë ndër artistët më të kërkuar shqiptar.

Kidda dihet se tashmë dominon bindshëm tregun muzikor shqiptar por jo vetëm, ai po dëgohet mjaft shumë edhe në top lista të ndryshme evropiane.

Capital T gjithashtu gëzon këtë sukses të madh, teksa edhe është aktiv me projekte muzikore.

Kidda përmes një postimi në profilin e tij të Instagramit ka zbuluar se dyshja po vjen me një ‘hit veror’ së shpejti me titull “Magji”.

Në fotografinë e shpërndarë nga reperi, Kapo dhe Kidda shihen të veshur me shumë stil njëri me bardh ndërsa tjetri me zi.

Fansat e tyre janë tejet të gëzuar teksa në komente shprehen se mezi po e presin lansimit e këtij bashkëpunimi i cili do të jetë një ‘hit’.

(Kosova Sot Online)