E pabesueshme! Ja sa milionë njerëz e shikuan “Eurovision-in” këtë vit

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 14:26
E pabesueshme! Ja sa milionë njerëz e shikuan “Eurovision-in” këtë vit

“Eurovision 2021” u shikua nga 183 milionë njerëz, njoftuan organizatorët nga Bashkimi Europian i Radios dhe Televizionit (EBU).

E përthyer në përqindje është katër herë më shumë se finalen e mëparshme të “Eurovision 2019”.

EBU është veçanërisht e kënaqur me faktin që në grupmoshën 15 deri 24 vjeç, shikimi u rrit në 52.8 përqind, shtatë herë më shumë se dy vjet më parë.

Java e Eurovision, e cila përfshin dy gjysmëfinale, u shikua nga 50.6 milion njerëz nga 234 vende në kanalin zyrtar “YouTube”, ose 28 përqind më shumë se në 2019.

“Ne jemi të entuziazmuar që audienca është kthyer në Eurovision në një numër kaq të madh dhe ne jemi krenar për këtë,” tha producenti ekzekutiv Martin Osterdahl.

Në Itali, shtetin fitues, rreth 4.3 milion njerëz ndoqën finalen, shifra më e madhe në 10 vitet e fundit.

Në Hollandë, vendin pritës shikueshmëria ishte prej 78.5 përqind.

Por askush nuk mund të përputhet me tifozët më të mëdhenj të Eurovision, Islandezët, të cilët përsëri kishin “pjesën” më të madhe me përqindjen më të madhe të shikuesve.

Kujtojmë se çmimin e parë në festivalin e këngës e rrëmbeu Italia, e cila u përfaqësua nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Italia (524 pikë) ishte në një garë të fortë me Francën (499 pikë) dhe Zvicrën (432 pikë), të cilat u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.

Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

(Kosova Sot Online)