Pas super suksesit, dueti i Dhurata Dorës dhe Maitre Gims tërheq vëmendjen e mediave të huaja

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 16:58
Pas super suksesit, dueti i Dhurata Dorës dhe Maitre Gims tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Dhurata Dora dhe artisti francez, Maitre Gims, publikuan disa ditë më parë këngën e tyre më të re, “Only you”. Ndonëse ky projekt u publikua para kohe nga fansat e dyshes, kënga u prit me po të njëjtin kuriozitet nga publiku. Madje me aq kuriorizitet, sa “Only You” ka tejkaluar çdo pritshmëri.

Deri më tani ky rezulton si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të këtij viti dhe me siguri do të jetë hiti kryesor i verës. Kënga është në shqip dhe frëngjisht dhe kjo e bën akoma më origjinale. Madje ky kombinimim mes dy zërave dhe gjuhëve të ndryshme ka rezultuar thjesht perfekt!

“Only You” mori vëmendjen edhe të medias franceze, e cila shfaqi prapaskenat e videoklipit të dy artistëve, teksa theksohet që në fillim se Dhurata është artiste shqiptare. Këtë e publikoi dhe vetë artistja në “Instagram-in” e saj, e cila duhet të jetë mjaft e lumtur për arritjen e këtij suksesi.

Nga ana tjetër fansat ishin mësuar me të tilla projekte kaq bombastike nga Dhurata dhe Maitre Gims. Kjo është hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat për një duet, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë që mban titullin “Te quiero".

https://www.youtube.com/watch?v=xv792jyJNoo&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)