Më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin, fotot konfirmojnë përfundimisht lidhjen e Jennifer Lopez me Ben Affleck

  • G.G /
  • 02 June 2021 - 10:11
Më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin, fotot konfirmojnë përfundimisht lidhjen e Jennifer Lopez me Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Mbrëmjen e djeshme ata të dy janë fotografuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin, teksa dolën bashkë për një darkë romantike.

Çifti janë parë duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit dhe ecur bashkë drejt restorantit. Madje në disa foto Jennifer shihet duke mbështeteur kokën tek shpatullat e partnerit të ri. Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithahstu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.

Kujtojmë se para disa ditësh, Jennifer u fotografua me një tjetër ish të saj, Marc Anthony. “Daily Mail” publikoi foto ekskluzive të tyre, ku Jennifer dhe Marc shiheshin duke ngrënë drekën bashkë në një hotel në Miami. Megjithatë këto foto nuk lanë vend për dyshime, sepse dyshja kanë treguar se ruajnë raportet e mira pas ndarjes duke qenë se kanë në mes dhe dy fëmijë, binjakët Emme dhe Max.

(Kosova Sot Online)