'Prap të du' Oriola Marashi po kërkon një rikthim me Erosin?

  • G.G /
  • 02 June 2021 - 16:47
'Prap të du' Oriola Marashi po kërkon një rikthim me Erosin?

Një ndër çiftet me të komentuara të Show- bizit shqiptar ishin padyshim modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda.

Çifti kishte nisur bashkëjetesën dhe madje ishin fejuar gjatë periudhës së karantinës.

Por, mesa duket diçka nuk ka funksionuar në raportin e tyre dhe dyshja janë ndarë.

Sipas disa burimeve, duket se shkaku është bërë largësia dhe keqkuptimet që kanë lindur.

Dhe fakti se Oriola nuk dëshironte ta linte karrierën e saj si modele.

Së fundmi, Oriola ka publikuar një fragment të këngës më të re të Dhurata Dorës, “Only You” dhe ajo ka veçuar vetëm një fragment nga teksti i këngës “prap të du”:

Edhe jetën për ty e jap

O bre zemër ku po shkon? Mos ik

Hajde kapëm edhe trego rri se veç ty

T’du, ouh, ouh, ouh

Prapë të du, ouh, ouh, ouh..”

Menjëherë ndjekësit kanë menduar se Eros po i mungon shumë këngëtares dhe se ajo e dashuron ende.

Epo, shpresojmë shumë që së shpejti të kemi një ribashkim të dyshes.

(Kosova Sot Online)