Katy Perry: Të qenët nënë më mësoi dashurinë e pakushtëzuar

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 08:49
Katy Perry: Të qenët nënë më mësoi dashurinë e pakushtëzuar

Këngëtarja e hitit ‘Never Worn White’ mirëpriti në jetë vajzën e saj, Daisy Dove, me të fejuarin e saj Orlando Bloom në gusht të vitit të kaluar.

Ajo u shpreh se nuk e kuptonte se si ndihej dashuria e pakushtëzuar derisa u bë nënë, raporton Femalefirst.

“Kur keni një fëmijë, ju keni dikë që ju shikon dhe nuk di asgjë në rezymenë tuaj, nuk di asgjë për llogarinë tuaj bankare, nuk di asgjë, nuk kujdeset dhe thjesht ju do”, tha Perry.

Pas shumë kohësh Katy Perry ka arritur që të gjejë një ekuilibër perfekt midis jetës së saj profesionale dhe personale, dhe më në fund ndjehet si një “njeri i plotë dhe funksional”.

“Të qenit nënë më mësoi dashurinë e pakushtëzuar”.

Ndikimi i amësisë ka luajtur një rol të krahasueshëm në jetën e Perry-it. Ajo madje u shpreh që me fëmijën e saj në krah ajo ka kuptuar që në jetë duhet vlerësuar çdo ditë dhe çdo moment që jemi duke e jetuar.

(Kosova Sot Online)