Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

  • G.G /
  • 03 June 2021 - 10:42
Tayna dhe Azet në mesnatë sjellin këngën e re

Tayna dhe Azet duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë për zhanrin e tyre, sonte në mesnatë sjellin këngën e re.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi të ndarë në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

“Nesër 23:59”, ka shkruar ajo duke etiketuar reperin e njohur.

Edhe Azet në anën tjetër ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit të ri.

“Shihemi nesër në ora 23:59”, shton ai.

Projekti besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku e fansat e dyshes – që janë të shumtë në numër.

Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve shqiptarë teksa do shndërrohet në një nga hitet e verës. 

(Kosova Sot Online)