A po vjen Rihanna me projekt të ri muzikor!

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 23:00
A po vjen Rihanna me projekt të ri muzikor!

Rihanna, ka marrë vëmendje masive dhe kësaj here përfshirë pos fotografive e modës, edhe për muzikën.

Këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar për revistën e famshme “Vogue Italia” nëpërmjet së cilës është paraqitur me një dukje më ndryshe.

Ylli i hitit “Umbrella” është bërë kështu këngëtarja e dytë, pas Madonna-s e cila arrin të pozojë për katër seli të revistës “Vogue”.

Më parë ajo kishte pozuar edhe për “American Vogue”, “British Vogue” dhe “Paris Vogue”.

Image

Gjithsesi, pos super pozave, Rihanna, duket t’i jetë kthyer asaj që di ta bëj më së miri – muzikës.

Riri është duke punuar për të sjellë albumin e saj të ri, i cili pritet që gjatë këtij viti të lansohet në treg.

Ndërsa në mediat rozë është publikuar edhe titulli që me gjasë do ta mbajë prurja e re e Rihanna-s, emëruar – “R9”.

Nga kritikët e muzikës, këngët e albumit të ri të këngëtares 33 vjeçe, pritet që të shndërrohen në hite marrë parasysh sukseset e arritura nga ajo gjatë kohës kur ishte aktive në publikim të projekteve muzikore.

Ndryshe, publikimi i këtij albumi do ta kthej Rihanna-n në skenë pas më jo më pak se pesë vjetësh.

Albumi i saj i fundit ishte “Anti” i cili u publikua në fillim të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)