“Dikur nuk kishim asgjë”, Azet zbulon i emocionuar dhuratën luksoze që i ka bërë vetes

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 10:05
“Dikur nuk kishim asgjë”, Azet zbulon i emocionuar dhuratën luksoze që i ka bërë vetes

Azet është një nga reperët më të suksesshëm shqiptar dhe falë punës së tij të fortë ai ka arritur shumë në jetë. Aq sa reperi i ka siguruar vetes një super dhuratë luksoze. Së fundmi Azet ka zbuluar se ka blerë një makinë “Mercedes S Class S500”, që kushton mijëra euro.

Azet ka publikuar në Instagram një foto të makinës së re dhe mes emocionesh ka kujtuar kohën kur dikur nuk kishte asgjë, ndërsa sot mund të ketë çdo gëj që dëshiron.

“Falenderimi i takon Allahut! …nuk kishim asgjë”, shkruan reperi përkrah fotos.

Ndërkohë së fundmi ai ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me Tayna-n. Kënga duket mjaft ritmike dhe sigurisht që do të jetë një nga hitet e këtij viti, duke pasur parasysh që reperët më në zë të momentit bashkuan forcat me njëri-tjetrin.

https://www.youtube.com/watch?v=jaQPPyuz9Qc&feature=emb_title

((Kosova Sot Online)