Kaloi natën në rezidencën e Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet në makinën e tij duke…

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 10:11
Kaloi natën në rezidencën e Jennifer Lopez, Ben Affleck fotografohet në makinën e tij duke…

Prej disa javësh, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në qendër të vëmendjes.

Ditën e djeshme, Ben i dhuroi edhe një buzëqeshje të ëmbël fotografit gjatë kohës që largohej nga rezidenca e aktores, shkruan “People”.

Aktori 48-vjeçar dukej shumë i lumtur teksa u fotografua në makinën e tij.

Thashethemet për një rikthim të mundshëm të çiftit kanë nisur për herë të parë në fund të prillit, kur Affleck dhe Lopez u panë jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles, pas ndarjes së këngëtares nga Alex Rodriguez.

Më vonë, të dy shijuan një udhëtim në Montana, ku u fotografuan më 8 maj.

Që nga ajo kohë, Lopez dhe Affleck janë takuar me njëri-tjetrin në Los Angeles, ku jeton Affleck, dhe në Miami, ku Lopez ka shtëpinë e saj.

Një burim i afërt me këngëtaren mësohet të ketë thënë për “People” se ajo kaloi këtë fundjavë në Los Angeles për arsye biznesi, por gjithashtu donte të kalonte kohë me Affleck.

“Ata do të vazhdojnë të udhëtojnë midis Los Angeles dhe Miami-t“,- tha burimi pranë çiftit. “Janë shumë të lumtur bashkë”.

“Kjo nuk është një marrëdhënie rastësore“,- shton burimi. “Ata po e marrin seriozisht dhe duan që kjo të jetë afatgjatë.”

Lopez dhe Affleck “po argëtohen shumë dhe duan të kalojnë sa më shumë kohë. Ata nuk duan të fshihen më”, – shton më tej burimi pranë çiftit.

(Kosova Sot Online)