Mozzik dhe Loredana kryesojnë top listën gjermane

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:58
Mozzik dhe Loredana kryesojnë top listën gjermane

Në pak ditë që nga publikimi i bashkëpunimit të Loredanës me Mozzik që mban titullin “Rosenkrieg”, çifti po korrin suksese të jashtëzakonshme.

Kënga është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.

Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në "Instagram", duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.

“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, shkruan reperi në postimin e tij. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

(Kosova Sot Online)