Një “cowgirl” seksi, Dua Lipa tërheq vëmendjen me paraqitjen në klipin e ri

  • G.G /
  • 05 June 2021 - 11:15
Një “cowgirl” seksi, Dua Lipa tërheq vëmendjen me paraqitjen në klipin e ri

Dua Lipa tregoi edhe njëherë anën e saj seksi në videoklipin e saj të ri që publikoi pak orë më parë. Këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet mbi një dem mekanik ndërsa mban veshur bikini në ngjyrë zebre kombinuar me një kapele kauboj.

Në një tjetër sekuencë, autorja e hitit “Levitating” kombinon rrobat e banjës me xhinse dhe një jelek para se të shfaqej me pantallona të gjata dhe xhaketë. Në të njëjtën kohë, Dua Lipa kërcen gjatë videoklipit shoqëruar dhe me kërcimtarët që e rrethojnë.

Kjo është kënga e radhës që vjen pas projektit “We’re Good” publikuar tre muaj më parë. Dua ka bërë me dije se po punon për një tjetër album ndërsa shijon suksesin e “Future Nostalgia”. Nuk dihet se kur do të publikohet ky projekt i saj, por bukuroshja shqiptare ka zbuluar se bëhet fjalë për diçka krejt ndryshe.

https://www.youtube.com/watch?v=BC19kwABFwc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)