Genc Prelvukaj tregon se ende është pjesë e PDK-së, thotë se ka disa persona aty që punojnë sipas interesave personale

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 08:42
 Genc Prelvukaj tregon se ende është pjesë e PDK-së, thotë se ka disa persona aty që punojnë sipas interesave personale

Genc Prelvukaj për disa vite e kishte lënë anash muzikën për të qenë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, madje edhe nënkryetar në degën e Prishtinës.

Ai thotë se ka qenë shumë herët të merret me politikë.

Genc Prelvukaj tha se doli publikisht si anëtar i PDK-së pasi që njerëzit e kuptonin politikën si çështje personale dhe se nuk e dëmtonte atë në politikë.

Ai ka treguar se sa gjatë ka punuar si këshilltar politikë në Ministri të Kulturës dhe në Ministri të Bujqësisë.

“Njëra prej arsyejeve që jam tërhequr është se vjen një moment kur ti ke kundërshti brenda për brenda dhe largohesh. Unë vazhdoj të jem anëtar i thjesht i Partisë Demokratike të Kosovës, por jam zhveshur nga të gjitha funksionet, për shkak të asaj se nuk kam dashur të ndërlidhëm me gabimet e dikujt tjetër në parti”.

Ai ka thënë se është mirë që PDK ta bëjë një autokritikë që duhet ta ndryshonte paksa këtë parti.

“Ka pasur disa individë që nuk kanë punu sipas rregullave të partisë, por sipas interesave personale, unë për këtë arsye jam tërhjekë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)