Mbretëresha, William dhe Kate uruan të parët fëmijën e dytë të Meghan dhe Harry-t

  • G.G /
  • 07 qershor 2021 - 09:52
Mbretëresha, William dhe Kate uruan të parët fëmijën e dytë të Meghan dhe Harry-t

Sot, Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Harry dhanë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të dytë.

Meghan ka sjellë në jetë të premten vajzën e çiftit, në orën 11:40 në Santa Barbara. Fatmirësisht, edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Meghan dhe Harry vendosën ta pagëzojnë bebushen me emrin Lilibet Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Me një deklaratë nga faqja zyrtare e Familjes Mbretërore, Mbretëresha Elizabeth ka uruar:

“Urime dukës dhe dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stër-mbesa e 11 e Madhërisë”

Gjithashtu, në një tjetër postim zyrtar, William dhe Kate kanë uruar Dukën dhe Dukeshën, si dhe të voglin e tyre:

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes nëjetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”

(Kosova Sot Online)