“Isha e eksituar dhe doja ta bëja”- Videoja intime e saj me ish të dashurin bëri xhiron e botës, Kim Kardashian kujton periudhën e vështirë

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 10:07
“Isha e eksituar dhe doja ta bëja”- Videoja intime e saj me ish të dashurin bëri xhiron e botës, Kim Kardashian kujton periudhën e vështirë

Kim Kardashian po ri-sjell skandalin e 14 vjetëve më parë, me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J.

Gjatë një episodi të “Keeping Up with the Kardashians”, ylli televiziv vuri në dukje sesa e rëndësishme ishte që ajo të fliste për atë kasetë seksi, e cila u publikua në 2007-ën, pasi kjo gjë e ndihmon të ndihet më mirë, shkruan “Daily Mail”.

Në 2002, Kim Kardashian dhe Ray J u filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale. Sidoqoftë, klipi u publikua në vitin 2007. Padyshim, një video e tillë gjeneron një zhurmë të stuhishme dhe 40-vjeçares iu desh ta përballonte me shumë vështirësi.

Gjatë bisedës me motrën e saj, Kourtney Kardashian, e cila e pyeti pse pranoi të filmohej në atë moment.

Kim u përgjigj: “Sepse isha e eksituar dhe doja ta bëja. Mendoj se padyshim producentët donin shumë që unë të flisja. Ndonjëherë mendoja ‘OK, e di që tani duhet të merrem me këtë çështje.

Dikush do më pyesë, kështu që duhet të ec përpara dhe të flas’. Në një farë mënyrë, spektakli na ka ndihmuar që të përballojmë shumë gjëra, në vend që t’i fshihnim.

Në fund të ditës, unë kam qenë gjithmonë e hapur dhe e sinqertë dhe doja të ndaja çdo gjë që po kaloja. Nuk do të përmbahesha”,- ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)